Aktuale Më shumë

Millatoviq ka uruar ditën e komunës së Gucisë

Prej tvteuta15:16, 5 Gusht 2024

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka dërguar urime të përzemërta me rastin e Ditës së Komunës së Gucisë, kryetarit të Komunës Sanell Balliq, kryetarit të Kuvendit të Komunës Bujar Hasangjekaj, këshilltarëve dhe të gjithë banorëve të Gucisë.

“Rajoni i Gucisë, i njohur gjerësisht për mikpritjen e amvisave dhe mikpritësve punëtorë, si një vend ku ruhen me kujdes vlerat themelore të harmonisë multikonfesionale dhe multietnike, shërben si burim krenarie për shoqërinë tonë. Gucia është një nga shembujt më të mirë të respektimit të traditës dhe ruajtjes së zakoneve të të gjitha komuniteteve që jetojnë atje. Potencialet e mëdha natyrore, ofrojnë mundësi të panumërta për zhvillimin e turizmit, bujqësisë dhe energjisë. Valorizimi i duhur i tyre do të krijojë kushtet për prosperitet të mëtejshëm ekonomik dhe social të Gucisë”, thuhet në njoftim.

Ai shton se është e qartë se mundësitë zhvillimore të këtij rajoni nuk janë shfrytëzuar në mënyrë adekuate në periudhën paraprake dhe për këtë arsye nevojiten investime të menjëhershme në infrastrukturë, që duhet të jetë prioritet i autoriteteve shtetërore në periudhën në vijim.

“Hapja e vendeve të reja të punës, intensifikimi i investimeve dhe aktivitetit ekonomik, së bashku me bashkëpunimin me diasporën e shumtë nga ky rajon, do të krijojnë kushtet që të rinjtë të mos largohen, por të marrin pjesë aktive dhe të kontribuojnë në zhvillimin e përgjithshëm të Gucisë dhe të dhe veriut të Malit të Zi, me urimet më të mira që Gucia të bëhet një vend ku njerëzit do të jenë të lumtur të vijnë dhe të qëndrojnë, ju përgëzoj edhe një herë përzemërsisht ditën e komunës”, thuhet në njoftim.

  • 1

    Radio