Aktuale Më shumë

Millatoviq: Energjia e zgjedhjeve presidenciale është humbur

Prej tvteuta17:46, 28 Gusht 2023

Energjia që ekzistonte pas fitores së madhe në zgjedhjet presidenciale, kur qytetarët e thanë qartë se në cilën rrugë dëshirojnë të shkojë Mali i Zi, është humbur, tha presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq. Sipas tij, “në këtë drejtim përgjegjësinë më të madhe e kanë ata që e kanë udhëhequr proceset deri tani”.

Ai i bëri thirrje mandatarit Millojko Spajiq dhe të gjithë pjesëmarrësve në konsultimet për formimin e qeverisë “që procesi të bëhet më transparent dhe në përputhje me vullnetin zgjedhor”. “Pas fitores së madhe në Podgoricë, kam treguar gjerësi politike dhe vizion, në mënyrën që i ftova të gjithë opozitën e atëhershme të na bashkohet, pasi vlerësove se kjo ishte rruga e duhur. Qytetarët le të gjykojnë nëse dikush devijon nga ajo rrugë”, tha Millatoviq.

Ai përkujtoi se pas zgjedhjeve presidenciale nuk ka marrë pjesë në fushatën për zgjedhjet parlamentare, e as  në formimin  e listës parlamentare të LET.  Me këtë tha ai ka tregua parime dhe një nivel të ri të kulturës politike”.  Kjo, sqaroi ai, ka qenë edhe arsyeja pse nuk ka marrë pjesë në seancën e Këshillit Qendror të Partisë.

Ai vlerësoi se “siç e shohin qytetarët, procesi i konsultimit për formimin e Qeverisë ka qenë jo mjaftueshëm transparent dhe në disa raste jo mjaftueshëm gjithëpërfshirës”.  Duke iu përgjigjur pyetjes se a ka ndarje në LET, Millatoviq tha se beson në kapacitetin demokratik të këtij subjekti.

  • 1

    Radio