Aktuale Më shumë

Millatoviq: Ende nuk e kemi caktuat kandidatin tonë. Beçiq kandidat i përshtatshëm

Prej tvteuta18:30, 26 Janar 2023

Nënkryetari i Lëvizjes Evropa Tani (PES) Jakov Millatoviq tha se ende nuk kanë vendosur se kush do të jetë kandidat për president, duke thënë se aktualisht janë duke shqyrtuar disa opsione. “Sigurisht që do të jetë një person që do të mbështesë lëvizjen tonë, që do ta bashkojë Malin e Zi dhe do të jetë një ndryshim në krahasim me atë që ka ndodhur deri më tani”, tha Millatoviq për televzionin e kryeqytetit.

“Aktualisht po mendojmë për disa opsione, njëra prej të cilave është që lëvizja jonë të mbështesë dikë tjetër, mundësisht edhe Aleksa Beçiq, i cili për mendimin tim  është një njeri i  ndershëm që mund të jetë një president adekuat i Malit të Zi. Sigurisht që lëvizja jonë ka shumë njerëz të tillë që do ta mbulonin mirë atë pozicion. Ndoshta do të jetë Millojko Spajiq ose unë, dhe në sfondin e fitores në Podgoricë, që mund të sjellë fitore edhe në nivel kombëtar”, ka shtuar Millatoviq.

Ai theksoi se për të dalë nga kriza në Mal të Zi nevojitet një qeveri stabile dhe Evropa Tani është e orientuar drejt krijimit të një qeverie të qëndrueshme politike. “Prandaj çdo ditë bëjmë thirrje për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare si e vetmja mënyrë optimale për të dalë nga kjo krizë”, theksoi Milatoviq.

  • 1

    Radio