Aktuale Më shumë

Millatoviq: Do të përfshihem në procesin zgjedhor në Podgoricë

Prej tvteuta11:49, 18 Gusht 2024

Rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme në kryeqytet do të jenë një sinjal i qartë se vendi duhet të marrë një rrugë tjetër, tha presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, duke deklaruar se ka përgjegjësi që të përfshihet në procesin zgjedhor në Podgoricë.
Millatoviq tha për Dan se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podgoricë ishin të pashmangshme pas gjithçkaje që ndodhi në nivel lokal.
Sipas tij, është zgjidhja më e drejtë në momentin e caktuar.
“Kur nuk ka marrëveshje dhe qytetarët vuajnë, zgjidhja është e thjeshtë: t’ua ktheni mandatin qytetarëve”, tha Millatoviq.
Ai tha se si një politikan i përgjegjshëm, si qytetar i Podgoricës, i lidhur vitalisht me qytetin, nuk mund të shikojë nga anash shkatërrimin e shpresës për ndryshim.
“Prandaj kam përgjegjësinë që të përfshihem në procesin zgjedhor në Podgoricë. Së shpejti do ta njoftoj publikun se si. Është qyteti im. Unë kam lindur atje. Aty jam rritur. Fëmijët e mi kanë lindur atje. Unë dua të vazhdoj të jetoj atje”, tha Millatoviq.
Ai tha se pret që Podgorica të ketë një qeveri që do të merret me problemet e përditshme të qytetarëve në mënyrë shumë më të mirë dhe më efikase.
Sepse Podgorica meriton më mirë”, ka thënë Millatoviq.
Duke folur për Qeverinë, Millatoviq tha se avokimi i tij i mëparshëm për një qasje gjithëpërfshirëse gjatë formimit të Qeverisë së 44-të ishte i motivuar nga nevoja që mazhoranca e sapoformuar të merret me efektivitet me sfidat kryesore me të cilat ballafaqohej Mali i Zi në atë kohë, përkatësisht emërimet në gjyqësor.
Korrektësia e atij vendimi u dëshmua nga konsolidimi i suksesshëm institucional që hapi rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian”, tha Millatoviq.

  • 1

    Radio