Aktuale Më shumë

Millatoviq beson se deklarata e Gabriel Escobar nuk i është drejtuar atij

Prej tvteuta14:19, 14 Shtator 2023

Presidenti i vendit, Jakov Millatoviq, tha se i respekton mesazhet që vijnë nga partnerët ndërkombëtarë dhe shtoi se të gjitha deklaratat e tij për formimin e qeverisë së 44-të i referohen krijimit të mazhorancës së nevojshme për reformën në drejtësi.

Në Zhablak, Millatoviq komentoi deklaratën e zëvendësndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar, i cili tha se kishte shumë rekomandime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Bashkimi Evropian (BE), Britania e Madhe dhe madje edhe NATO. Mali i Zi duhet të shmangë futjen e një partie politike anti-NATO, anti-perëndimore, e cila është gjithashtu kundër BE-së, në koalicionin e tij.

Presidenti tha gjithashtu se i respekton pikëpamjet dhe mendimet e Escobarit, por shton se nuk ka asnjë mesazh për të.

Millatoviq beson se deklarata e Gabriel Escobar nuk i është drejtuar atij.

Ai thekson gjithashtu se në bisedimet me zyrtarë në Itali gjatë ditëve të fundit ka marrë garanci se do të na ndihmojnë edhe më tej në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Në këtë luftë na duhet ndihma e partnerëve tanë strategjikë”, tha Millatoviq.

Ai gjithashtu thotë se do të dëshironte që pjesëmarrësit e tjerë të jetës politike në Mal të Zi të shprehin qëndrimet e tyre për qeverinë e ardhshme.

“Këtu mendoj edhe për mandatarin dhe që ata të jenë më të pranishëm në opinion në kuadër të shpjegimit të qëndrimeve dhe mënyrës sesi ai e sheh shumicën e re parlamentare, objektivat programore të qeverisë. Dëshiroj që përfaqësuesit e partive tjera politike që aktualisht marrin pjesë në qeveri të jenë më të pranishëm publikisht për t’i shpjeguar publikisht qëndrimet e tyre qytetarëve”, tha Millatoviq.

  • 1

    Radio