Politikë

Aktuale Më shumë

Millanoviq me Millatoviqin do të flasin dhe për pozitën e minoritetit kroat

Prej tvteuta4 September 2023

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq, sot do të takohet me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviq, i cili do të jetë për një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Kroacisë. Është vizita e parë e presidentit Millatoviq në Kroaci, pasi ai u zgjodh President i Malit të Zi, dhe Kroacia është anëtarja e parë e Bashkimit Evropian që Milatoviq do ta vizitojë zyrtarisht në mënyrë dypalëshe. Marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kroacisë dhe Malit të Zi dhe mundësia e zgjidhjes së çështjeve të hapura me marrëveshje, pozicioni dhe të drejtat e kroatëve në Mal të Zi, vazhdimi i negociatave malazeze për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, bashkëpunimi aleat brenda NATO-s dhe situata politike në Evropën Juglindore janë temat kryesore për të cilat presidentët Millanoviq dhe Millatoviq duhet të diskutojnë.