Milla: Procesi i legalizimit ka pengesa të konsiderueshme

Prej tvteuta12:57, 19 Janar 2019

Sekretari për urbanizëm në Komunën e Ulqinit, Mehmet Milla, tha për TV Teuta se pa ndryshimin e ligjit aktual, ose sjelljen e Planit të përgjthshëm, procedura e legalizimit në Ulqin nuk mund të kryhet në të gjitha zonat. Ai shtoi se pengesë për këtë janë disa faktorë, si madhësia e objekteve e cila i tejkalon ato të parashikuara me plan, mungesa e planeve për disa zona, si dhe dorëzimi i kërkesave për legalizim pa elaboratin përkatës. Milla tha se në adresë të sekretariatit kanë arritur rreth 3500 kërkesa për legalizim, por vetëm 1/3 e tyre janë përcjellur edhe me elaboratin e duhur.

  • 1

    Radio