Aktuale Më shumë

Miler: Të zgjidhen katër gjyqtarë, partitë nuk duhet të vonojnë vendimet e tyre

Prej tvteuta07:25, 23 Janar 2023

Bashkimi Evropian shpreson që katër gjyqtarët e mbetur do të zgjidhen në Mal të Zi dhe se shumica e dy të tretave do të sigurohet në raundin e parë, tha ambasadori i Austrisë në Mal të Zi, Karl Miller. Ai tha se para seancës së Këshillit të BE-së për Punë të Jashtme në Bruksel, ku do të diskutohet edhe për situatën në Mal të Zi.

Miller tha se është optimist dhe shpreson se vendimet do të merren me konsensus. Ai theksoi se të gjitha partitë dhe të gjithë politikanët duhet të bëjnë të pamundurën që të mos vonohen vendimet dhe të mos ia lëmë çështjen betejave partiake.

Ambasadori tha se nëse nuk zgjidhen gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, kjo mund të çojë në krizë institucionale.

  • 1

    Radio