Milatoviq kryeson delegacionin malazez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Prej tvteuta16:11, 16 Shtator 2023

Tema e Debatit të Përgjithshëm të këtij viti në asamblenë e përgjithshme të OKB-së është “Rindërtimi i besimit dhe fillimi i solidaritetit global: Përshpejtimi i veprimit për të përmbushur axhendën 2030 dhe objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm drejt paqes, prosperitetit, përparimit dhe qëndrueshmërisë”.

Agjenda e Presidentit të Malit të Zi është planifikuar, siç deklarohet nga kabineti i tij, në përputhje me prioritetet kyçe të vendit tonë dhe përfshin pjesëmarrjen në disa samite, dialogë lidershipi dhe takime pune të organizuara gjatë javës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Presidenti do të marrë pjesë dhe do të flasë në emër të Malit të Zi në debatin e përgjithshëm të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Përveç Debatit të Përgjithshëm, prezantimi i Presidentit të Malit të Zi është paraparë edhe në disa ngjarje të rëndësishme.
Në Samitin e Ndryshimeve Klimatike, i cili duhet të japë një përgjigje unike të përbashkët ndaj kësaj sfide, presidenti Milatoviq do të flasë për progresin e Malit të Zi në luftën kundër pasojave të ndryshimeve klimatike dhe masat e marra për arritjen e synimeve të OKB-së për zhvillim të qëndrueshëm.

“Presidenti do të flasë gjithashtu në një panel udhëheqës për financimin e zhvillimit, tema kryesore e të cilit është “Financimi i zhvillimit të qëndrueshëm për një botë ku askush nuk ka mbetur prapa”.
Milatoviq, do të ketë gjithashtu një prezantim të rëndësishëm në një takim të nivelit të lartë për sirugimin shëndetësor universal.

  • 1

    Radio