Aktuale Më shumë

Milatoviq ka besim në një kompromis për buxhetin

Prej tvteuta12:58, 22 Dhjetor 2021

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Millatoviq, tha se është i sigurt se do të ketë një kompromis adekuat për buxhetin për vitin 2022 dhe se ai do të miratohet në Kuvend deri në fund të vitit. Millatoviq në emisionin Link në Radion e Malit të Zi tha se beson se deputetët do t’i qasen me përgjegjësi programit “Evropa Tani” dhe se do ta mbështesin në Kuvend.

“Kjo është diçka që qytetarët presin prej tyre dhe kjo lëvizje e kryeministrit po shkon në drejtim të arritjes së zgjidhjeve të duhura përmes bisedimeve me përfaqësuesit e shumicës parlamentare”, tha Millatoviq.

Ai tha se standardi më i mirë i jetesës së qytetarëve, ekonomia më konkurruese dhe përshpejtimi i integrimit në BE, janë detyrat kryesore të Qeverisë së Malit të Zi. Vlera e amendamenteve të propozuara në Kuvend është rreth 400 milionë euro, thotë Millatoviq, dhe kujton se Qeveria ka propozuar buxhet me supozimin e deficitit për vitin e ardhshëm prej 3.8 për qind.

Duke folur për situatën në Kombinatin e Aluminit në Podgoricë (KAP), Millatoviq tha se Qeveria e Malit të Zi ka mbështetur qëndrimin e përbashkët të ministrive të Investimeve Kapitale dhe Zhvillimit Ekonomik që KAP të zvogëlojë prodhimin në elektrolizë në bazë të kontinuitetit teknologjik, në mënyrë që të zvogëlojë kostot e energjisë elektrike.

  • 1

    Radio