Aktuale Më shumë

Milatoviq fillon aktivitetet. Takime me përfaqësuesit e FD, Demokratëve..ABR. “Përkrahje maksimale më 2 prill”

Prej tvteuta17:49, 23 Mars 2023

Kandidati i Lëvizjes Evropa Tani në zgjedhjet presidenciale Jakov Millatoviq, ka filluar bisedimet me subjektet politike lidhur me përkrahjen e tyre për raundin e dytë që do të mbahet më 2 prill.

Në një bisedë me kandidatin presidencial të FD, Andrija Mandiq, si dhe me një nga liderët e asaj aleance politike, Millan Knezheviq, u ra dakord që kjo aleancë politike të përfshihet me kapacitetet  e saja të plota në përkrahje të Millatoviq, thuhet nga Evropa Tani.

Kjo nënkupton se e gjithë infrastruktura e Frontit Demokratik do të angazhohet maksimalisht në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, si dhe në vetë ditën e zgjedhjeve, në mënyrë që fitorja ndaj Millo Gjukanoviqit të jetë e plotë, thuhet në njoftim.

Millatoviq u takua po ashtu edhe me përfaqësuesit e Demokratëve Aleksa Beçiq, Danillo Saranoviq dhe Nikolla Rovçanin, të cilët po ashtu premtuan mbështetje absolute. Takime u mbajtën edhe me liderët e Malit të Zi të Bashkuar dhe të LQ ABR, të cilët vlerësuan se për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupisonit është me rëndësi fitorja ndaj kandidatit të PDS.

  • 1

    Radio