Aktuale Më shumë

Millatoviq dhe Shmid: OSBE-ja partner i rëndësishëm për Malin e Zi

Prej tvteuta14:22, 8 Shtator 2023

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në një takim me Sekretaren e Përgjithshme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Helga Shmid, tha se kjo organizatë është një partner i rëndësishëm për Malin e Zi në zbatimin e reformave, Presidenciale.

Siç thuhet në deklaratë, Millatoviq ka përshëndetur marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimin e Malit të Zi me OSBE-në dhe strukturat e saj, gjë që, tha ai, konfirmohet edhe nga dialogu i rregullt politik në nivelin më të lartë.
“OSBE është një partner i rëndësishëm për Malin e Zi në zbatimin e reformave dhe arritjen e standardeve demokratike evropiane. Prandaj, mbështetja që na jep OSBE është e rëndësishme për përparimin në rrugën e integrimit evropian, që është synimi strategjik i Malit të Zi. Vendi ynë është i vendosur të zhvillojë bashkëpunimin me strukturat e OSBE-së. Duke qenë se progresi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është prioritet, projektet e realizuara me këtë organizatë janë të një rëndësie të veçantë për ne”, tha Milatoviq, sipas njoftimit.
Ajo iu referua, sipas njoftimit, partneritetit të gjatë të OSBE-së me institucionet malazeze në fushën e luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe krimit të organizuar, por edhe fuqizimit të grave.

“E di që kjo është një fushë me rëndësi të madhe edhe në Mal të Zi. Jam krenare që në OSBE po punojmë që zëri i grave të dëgjohet në procesin e vendimmarrjes. Dhuna me bazë gjinore ka qenë në rritje vitet e fundit në mbarë botën. Ne duhet të bëjmë më shumë për të trajtuar këtë pandemi të heshtur. Nuk mund të flasim për siguri të qëndrueshme nëse nuk ofrojmë siguri për të gjithë”, tha Shmid.

  • 1

    Radio