Rajoni/Bota Më shumë

Mijëra francezë në protestë kundër kufizimeve

Prej tvteuta09:25, 10 Janar 2022

Mijëra protestuesë mbushen sheshet në qytete të ndryshme franceze pas paralajmërimit të presidentit Francez Emanuel Macron se do të përpiqej të vështirësonte  jetën e personave të pavaksinuar.

Demonstruesit këtë të shtunë akuzuan qeverinë për shkelje të lirive të tyre dhe trajtim të pabarabartë për qytetarët  për sa i përket projektligjit që synon të kufizojë lirinë e qytetarëve për të hyrë në bare, restorante  dhe muze nëse nuk kanë marrë plotësisht dozat e vaksinave duke hequr edhe mundësinë e paraqitjes të një testi negativ.

Protestuesit bënë thirrje për Liri ku mbanin pankarta në duar me shkrime si “ Jo lejes së vaksinimit ” në një formë reference shtytëse ndaj kufizimeve që Macron kërkon të vendos.  Autoritetet Franceze thanë se rreth 105 mijë qytetarë morën pjesë në këto protesta ku 18 mijë vetëm në kryeqytetin francez, Parisin.

Zyrtarë të Ministrisë se Brendshme thanë se 34 persona janë arrestuar dhe rreth 10 oficerë policie janë plagosur pasi protestat u bënë të dhunshme në disa vende.

Qeveria është shprehur se pret që masat e reja të hyjnë në fuqi në datë 15 Janar, megjithatë senati i mbizotëruar nga opozita mund të vonojë procesin.

  • 1

    Radio