Rajoni/Bota Më shumë

MIDHJET E DËMTUARA ALARM PËR SHQIPËRINË

Prej tvteuta11:38, 8 Gusht 2015

Ministria shqiptare e Bujqësisë konfirmoi shqetësimet e fermerëve për dëmtimin masiv të midhjes në Liqenin e Butrintit. Ky produkt është një nga vlerat origjinale të kuzhinës së bregdetit shqiptar dhe madje Bashkia e Sarandës organizon çdo vit edhe një festë të posaçme për promovimin e midhjes.

Fara e midhjeve që mbarështohet në Liqen është dëmtuar në masën mbi 90% , konfirmuan specialistë të Ministrisë së Bujqësisë ,të cilët prej disa ditësh kanë ndjekur situatën, raporton voa. Rritja e temperaturave në Liqenin e Butrintit , që furnizohet vitet e fundit shumë pak nga ujëra të freskëta të Lumit të Bistricës, shihet si shkaktari i këtij dëmi.

  • 1

    Radio