Michel: Ngushëllime familjeve të viktimave
Prej tvteuta14:20, 13 Gusht 2022
Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, shprehu ngushëllimet e tij për të gjitha familjet që humbën të dashurit e tyre dje në tragjedinë e paprecedentë në Cetinë.
“Mendimet e mia janë me të gjithë qytetarët, si dhe me kryeministrin Dritan Abazoviq dhe presidentin Millo Gjukanoviq”, ka shkruar Michel në Twitter.