Meta nuk ka shkelur Kushtetutën
Prej tvteuta09:27, 17 Shkurt 2022

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka marrë vendimin të mos e shkarkojë Ilir Metën nga posti i Presidentit të Republikës, raporton A2CNN.
Kërkesa për shkarkimin e Presidentit për shkelje të rënda të Kushtetutës u depozitua në kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë, pas miratimit të raportit të ngritur nga komisioni hetimor. Me datën 9 maj, dy javë pas zgjedhjeve të 25 prillit, Kuvendi i Shqipërisë, e miratoi atë me 104 vota pro, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 e pavlefshme.
Megjithatë, Gjykata Kushtetuese në vendim arsyeton se nuk ka gjetur shkelje të rënda të kushtetueses për shkarkimin e Ilir Metës.
/a2cnn