Sociale Më shumë

Mësuesja nga Tivari largohet nga puna me kusht

Prej tvteuta16:24, 18 Shkurt 2020

Mësuesja e shkollës fillore “Jugoslavija”  në Tivar, Rada Vishnjiq, është dënuar me masën e largimit nga puna me kusht, pasi nxënësve u ka dhënë detyrë të vizatojnë flamurin trengjyrësh. Komisioni hetimor i formuar me këtë rast ka konstatuar se mësuesja ka shkelur rregullat e shkollës dhe drejtoresha Biljana Vukomanoviq i ka kumtuar dënimin e sipërpërmendur, i cili mund të çojë në largim nga puna nëse mësesja në periudhë prej 6 muajsh përsëri shkell rregullat e shkollës. Në takimin e mbajtur në mes Këshillit drejtues dhe atij të prindërve, është konstatuar se bankat e shkollës nuk duhet dhe as mund të jenë vend për veprimtari politike.  

  • 1

    Radio