Aktuale Më shumë

Messi mund të largohet nga PSG-ja

Prej tvteuta17:48, 6 Janar 2022

Ylli argjentinas Lionel Messi po e shqyrton të ardhmen e tij te skuadra e Paris Saint-Germainit. Është raportuar se Messi nuk po ndihet mirë te ekipi francez dhe për këtë arsye po shikon mundësinë e largimit në fund të sezonit.

Si Messi, ashtu edhe familja e tij thuhet se nuk kanë arritur të adaptohen në Paris. Ndërsa, burime të afërta me argjentinasin kanë thënë se në rast se PSG-ja nuk e fiton trofeun e Ligës së Kampionëve këtë edicion, atëherë largimi i Messit në verë është më se i sigurt.

Messi iu bashkua PSG-së në fillim të këtij edicioni si lojtar i lirë dhe me ekipin francez firmosi kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Këtë sezon, Messi ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë pesë asistime në 16 paraqitje për Parisin në të gjitha garat.

  • 1

    Radio