Aktuale Më shumë

Mësohen çiftet e plejofit të Ligës së Kombeve

Prej tvteuta15:43, 25 Janar 2023

Përfaqësuesja e Holandës do të përballet me Kroacinë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve pas tërheqjes së shortit të mërkurën.

Te Holanda në këtë ndeshje do të debutojë edhe trajner i ri, Ronald Koeman. Dueli mes Holandës dhe Kroacisë, do të zhvillohet më 14 qershor në Rotterdam.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, do të takohen Spanja me Italinë. Kjo ndeshje do të luhet më 15 qershor në Twente.

Edhe ndeshja finale do të zhvillohet në Rotterdam, ndërsa ajo për vendin e tretë në Enschede. Të dyja këto duele do të luhen më 18 qershor.

Katër përfaqësueset janë kualifikuar në plejofin e ligës së Kombeve, pasi kanë përfunduar të parat në grupet e tyre të Ligës A, ndeshjet e së cilës janë zhvilluar gjatë periudhës qershor – shtator të vitit të shkuar.

  • 1

    Radio