Sociale Më shumë

Mësimi nga shtëpia tani edhe nepërmjet aplikacionit mobil

Prej tvteuta11:08, 9 Prill 2020

Përmbajtjet e #Mësimit nga shtëpia prej tani  gjenden edhe në aplikacionin mobil për të gjitha sistemet operative, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Në këtë mënyrë do të lehtësohet dukshëm qasja e mësimit në distancë. “Ministria e arsimit është në procesin e hartimit të projektit të iniciativës së Evropës Qendrore. Qëllimi është që në sajtin, #Mëso nga shtëpia, të integrohen zgjidhjet të cilat nënkuptojnë interaksionin e mësimdhënësve me nxënësit e tyre. Nëse ky projekt do të aprovohet, në ditët e ardhshme do të kemi një platformë krejtësisht të inovuar dhe është hap i madh përpara, krahasuar me zgjidhjet aktuale”, ka theksuar Shehoviq. Duke u bazuar në situatën aktuale dhe ndryshimin e kalendarit shkollor, Ministria e Arsimit e Malit të Zi ka sjellur vendim që të shtyhen testimet e nxënësve për fundin e ciklit të dytë të shkollës fillore, testimi ekstern si dhe ai i maturës. Po ashtu shtyhen edhe testimet paraprake për testet PISA. Ky vendim do të jetë në fuqi deri në përfundimin e masave të sjellura për të parandaluar përhapjes e sëmundjes Covid 19. Për çdo ndryshim, opinioni publik do të njoftohet me kohë, thonë nga kjo ministri.

  • 1

    Radio