Mes viktimave në Turqi nuk ka shtetas të Malit të Zi
Prej tvteuta07:44, 7 Shkurt 2023

Nga tërmeti shkatërrues në Republikën e Turqisë, sipas informacioneve që disponon aktualisht Ministria e Punëve të Jashtme, nuk ka asnjë shtetas malazez të vdekur apo të lënduar.
“Ambasada e Malit të Zi në Ankara, si dhe Konsullata e Përgjithshme në Stamboll, po monitorojnë situatën dhe janë në kontakt me qytetarët tanë dhe autoritetet kompetente në Republikën e Turqisë”, thuhet në njoftimin në Twitter.
Konsullata e Përgjithshme e Malit të Zi në Republikën e Turqisë, thanë ata, mbetet në dispozicion të qytetarëve malazezë në atë vend.