Mersiha dhe Adnani kalojnë me sukses intervenimin e parë
Prej tvteuta15:24, 7 Qershor 2017
Fëmijët Mersiha dhe Adnan Resulbegu , të cilët ndodhën për mjekim në Turqi, me sukses kanë kaluar intervenimin e parë, dhe tani për 12 ditët në vijim do të jenë në periudhën e ushtrimeve, mëson televizioni Teuta nga familjarët tyre.
Nëse ato tregojnë se intervenimi i parë ka pasur sukses , atëherë do të vazhdohet me intervenimin e dytë pas 13 ditëve. Fëmijët janë mirë dhe ekziston optimizëm se gjendja e tyre do të përmirsohet.