Aktuale Më shumë

Merkotasit të dielen në protestë. Do t’u bashkohen edhe banorët e Krythës

Prej tvteuta15:03, 5 Gusht 2022

Banorët e Merkotit kanë bërë të ditur se të dielën do të bllokojnë përsëri rrugën rajonale nga Tivari për në pikën kufitare Sukobinë.

Bllokimi parashikohet të bëhet në Peçuricë dhe do të zgjasë një orë duke filluar nga ora 10:00. Siç thuhet në njoftimin e komisionit organizativ të protestës, asaj do t’i bashkohen edhe banorët e Krythës, e cila është pjesë e komunës Ulqinit, në të cilën po ashtu kalon një pjesë e kësaj rruge. Rruga në fjalë është mjaft e frekuentuar, sidomos gjatë periudhës së verës.

Banorët e Merkotit filluan të protestojnë pasi Qeveria mori vendim që një pjesë të mjeteve të buxhetuara për tenderin publik për rindërtimin e kësaj rruge të transferohet në një projekt tjetër në veri të Malit të Zi.

Banorët paraprakisht kanë kërkuar vendim urgjent për kthimin e mjeteve për ndërtimin e kësaj rruge, të cilat janë të planifikuara në buxhet për vitin 2022, që urgjentisht të shpallet tenderi për kontraktues përmes Drejtorisë për komunikacion sipas Marrëveshjes së nënshkruar, si dhe të fillojë procedura e pagesave të shpronësimit për pronarët  e tokës, të cilat janë paguar nga Komuna e Tivarit në llogarinë e Ministrisë së Financave.

  • 1

    Radio