“Merimanga” për dy ditë “konfiskon” tri auto vetura, gjoba deri në..
Prej tvteuta13:07, 28 Maj 2021
Prej ditës së martë në rrugët e Ulqinit është i pranishëm automjeti i specializuar i njohur si “merimanga”. Koordinatori i Policisë Komunale Amir Mehmeti për televizionin Teuta u shpreh se për dy ditë “Merimanga “ ka mënjanuar tri auto vetura të cilat kanë qenë të parkuara në vendet e ndaluara për parkim.
“Për dy ditë kemi paralajmëruar qytetarët dhe mysafirët që të respektojnë shenjat komunikacionit ku është vend i ndaluar për parkim. Kemi filluar me e intervenime, kështu që brenda dy ditëve kemi ndërhy me anë të “Merimangës në tre raste” u shpreh Mehmeti.
Ai shtoi se çdo qytetar i cili parkohet në kundërshtim me sinjalizim të lejuar në komunikacion do të gjobitet nga Policia Komunale dhe punonjësit e “Parking Servisit”
Merimanga do të veprojë sipas udhëzimeve të Policisë Komunale që punon dhe vepron ne teren.
H.Nelaj