Mërgata investon në vendlindje, fshati i Millës begatohet me katër projekte gjatë një viti
Prej tvteuta14:29, 24 Nëntor 2020

Iniciativa e banorëve të Millës për të ndërtuar” Shtëpinë e Fshatit “,asfaltuar rrugën,ndërtuar stadionin sportiv, dhe këndin e lojrave ,si dhe pikën e vronjtimit ,ka hasur në përkrahje të madhe të diasporës.Për vetëm një vit ky fshat ka arritur pothuaj se të përfundojë të gjitha këto projekte . Agim Veliqi anëtar I grupit incicues shprehet se kjo rrugë lidh 6 fshatra: Millë, Kosiq, Bojk, Bushanë , fundi Millës, Lulaj, Kosiqi poshtë, ndërsa 2.350 metra të tjera lidhin fshatin e Millës.Pas asfaltimit të rrugës merret inciativë për betonimin e anësorëve,ku në mënyrë vullnetare banorët e kësaj zone janë duke finalizuar punimet.
Ajo çfarë e zbukuron më shumë këtë trevë është “Shtëpia e Fshatit”ku përsëri për ndërtimin e sajë kanë kontribuar mërgimtarët tanë. Tani kjo shtëpi është vu në funksion,por që mund ta shfrytëzojnë të gjithë banorët e Anës së Malit,jo vetëm banorët e fshtarave për rreth,shprehet Samir Veliqi ,anëtar I grupit inicues.Ajo mund të përdoret për raste mortore,por edhe nevoja tjera .
Pika e vronjtimit në bregun e Nikajve është projekti I radhës nga ku ka një panoram fantastike,dhe është ide e fisit të Nikajve shprehet Astrit Nikaj.
Ajo çfarë I ka gëzuar më shumë të rinjtë është ndërtimi I terrenit sportiv me kënd të lojrave që po ndërtohet ne fund te Millës ne vendin e quajtur “loxha e djegejve” ,edhe ky projekt pothuajse është në fazën përfundimtare,shpjegon Skender Nasradini.
Dëshira dhe vullneti I banorëve të kësaj zone arriti t’i tejkalojë vështërsitë ekonimike,sepse iniciativat e ndërmarra janë përkrahur pa rezervë nga mërgata të cilët asnjëherë nuk e kanë harruar vendlindjen e tyre,gjithnjë kanë kontribuar si në momente të vështira,ashtu edhe në investime të tjera .