Sporti Më shumë

Mercedesi i ofron Hamiltonit 62 milionë funte për sezon

Prej tvteuta16:01, 19 Janar 2023

Lewis Hamiltoni ka pranuar ofertën e jashtëzakonshme prej 62 milionë funteve për një sezon nga skuderia e Mercedesit.

Shtatë herë kampioni i Formula 1 aktualisht ka kontratë me 40 milionë funte për një vit, por kjo ofertë skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

“Sportune” ka shkruar të mërkurën se ngasësit britanik i është ofruar kontrata e re për të qëndruar edhe më tutje me Mercedesin.

Ai nuk do të ketë bonusin prej 22 milionë funteve nëse e fiton titullin, por ka përmirësime të jashtëzakonshme në pagën e tij bazë.

Hamiltoni e pati formën më të dobët në sezonin e kaluar në Formula 1, pasi nuk e fitoi asnjë garë në tërë sezonin.

  • 1

    Radio