Mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga gripi, shmangja e ambienteve të mbyllura
Prej tvteuta15:31, 5 Shkurt 2019
Gripi është një sëmundje infektive me karakter epidemiologjik ,pra paraqitet me raste epidemiologjike duke përfshi të gjitha grupmoshat ,këtu qëndron edhe kërcnimi për finalizimin fatal të këtyre simptameve për arsye se janë të prekura kategoritë më delikate.
Personat që janë në luftë të përdtshme me kronicitetin e sëmundjeve të veta e kanë më të rrezikuar shëndetin për shkak të imunitetit dhe sëmundjeve kronike me të cilat ballafaqohen
“Gripi nuk duhet të neglizhohet dhe që në shenjat e para të tij konsultohuni me mjekun i cili duhet të vlerësojë me seriozitet të gjitha shenjat me të cilat çdo i sëmurë dyshohet i infektuar me virusin e gripit”,shprehet për televizionin Teuta Dr.Safer Zhygjeli pediatër,dhe shton se këto ditë pritet të arrihet edhe kulmi I personave të prekur nga gripi.
Një individ i infektuar mund të infektojë të tjerët 1 ditë para se simptomat të shfaqen deri në 5-7 ditë pasi është sëmurë. Simptomat shfaqen 1-4 ditë pasi virusi është futur në trup.
Dr Zhygjeli shprehet se shenjat më të zakonshme të gripit janë temperaturë e lartë, kollë, dhimbje fyti. Shenja të tjera të mundshme janë: lodhje, dhimbje koke, të përziera, diarre, të vjella, dhimbje barku, rrjedhje të hundëve si dhe dhimbje muskujsh.
Ai rekomandon kryerjen e një vaksine ndaj gripit çdo vit, si mënyra e parë dhe më e mirë për tu mbrojtur nga gripi.