Aktuale Më shumë

Menaxhmenti i Postës po manipulon dhe po prish në mënyrë të paligjshme grevën

Prej tvteuta14:17, 2 Tetor 2023

Me njoftimin se Inspektorati i Punës ka konstatuar se greva e punonjësve të Postës së Malit të Zi është kundër ligjit, menaxhmenti po manipulon me Njoftimin e Inspektorit të Punës me informacione që nuk janë deklaruar në konstatimin e Inspektorit të Punës dhe duke tentuar kështu të pengojnë Grevën dhe frikësojnë punonjësit. Kështu ka bërë të ditur kryetari i këshillit të Grevës së Postës, Jugosllav Markoviq.

Markoviq pretendon se deklaratat në uebsajtin e Postës janë të pavërteta.

“Me këto pretendime Posta e Malit të Zi manipulon në mënyrën më të vrazhdë njoftimin e inspektorit të punës, në atë mënyrë që paraqet informacione që nuk janë deklaruar në konstatimin e inspektorit të punës dhe në këtë mënyrë tenton të pengojë grevën dhe të frikësojë punonjësit, duke i nënshtruar në këtë mënyrë përgjegjësinë penale”, thuhet në njoftim.

Ai pohon se Inspektorati i Punës në njoftimin e tij ka thënë se nuk ka Vendim për procesin minimal të punës për këtë aktivitet.

“Si dhe arsyet e mosekzistencës së tij dhe për të njëjtën ka njoftuar organin kompetent të administratës shtetërore, pa ndërmarrë asnjë aktivitet tjetër në kompetencën e tij. Gjithashtu, se greva është  në përputhje me ligjin, dëshmojnë edhe deklaratat nga Njoftimi: Me shqyrtimin e këtyre dy akteve është konstatuar se janë respektuar dispozitat ligjore të nenit 11, nenit 13 të Ligjit për grevë. “, thotë Markoviq.

Me këtë ata pohojnë se Sindikata e Unifikuar e punëtorëve të Postës së Malit të Zi, duke filluar nga greva paralajmëruese e deri tek ajo e përgjithshme, ka vepruar në çdo gjë në përputhje me ligjin dhe në mënyrë të duhur i ka dërguar të gjitha njoftimet e nevojshme punëdhënësit.

Në këtë drejtim, ata u bëjnë thirrje të gjithë kolegëve dhe punonjësve të Postës së Malit të Zi që t’i bashkohen luftës deri në plotësimin e kërkesave të grevës.

  • 1

    Radio