In memoriam: Dr. Minir (Hasan) Mavriqi
Prej tvteuta09:58, 5 Prill 2016

Në moshën 83 vjeçare ndrroji jetë
                              Dr. Minir (Hasan) MAVRIQI
Ka qenë i lindur në vitin 1933 në Ulqin. Shkollën fillore e ka mbaruar (1949) në Ulqin,  të mesmen të mjekësisë (1953) në Sarajevë. Stomatologjinë e ka studiuar dhe mbaruar më 1966 në Fakultetin e stomatologjisë në Sarajevë. Në Sarajevë, në vitin 1983, e ka mbaruar edhe specializimin nga ortodoncia.
Pas mbarimit të studimeve, nga viti 1966 punon si stomatolog në Shtëpinë e shëndetit popullor në Ulqin, ndërsa nga viti 1983 si specialist – ortodont në të njëjtën themelatë.
Nga krijimi i shërbimit stomatologjik në Shtëpinë e shëndetit  në Ulqin ka qenë shef i këtij shërbimi gjithandej deri në pensionim.
Përndryshe, ai është Ulqinaku i parë i cili e ka mbaruar stomatologjinë.
Deri me ardhjen e tij në Shërbimin e Stomatologjisë ka punua dentisti me shkollë të lart /Muhamed Hysa/ si edhe dy teknik dentar /Kapllan Hajdinaga, Asllan Hajdinaga/.Pas tri vjetëve Shtëpia e shëndetit e athershme-Shërbimi stomatologjik pajiset me  me maqin bashkohore dhe me ardhjen  e Dr.Minir Mavriqit organizohet puna në shërbimin para shkollor dhe shkollor stomatologjik.
Me ndërtimin e Shtëpisë shëndetit në vitin 1975 në lagjen Meraja / ish stadiumi i futbolit/ arriten kushtet për një punë më të mirë në stomatologji.
Dr.Miniri  është pensionuar në vitin 1998.
Dr.Minir Mavriqi ka dhënë kontribut të veçant në shërbimin stomatologjik të Ulqinit.
Respekti dhe ngushllimet tona i takojnë familjes të nderuar MAVRIQI.
Ulqin, 3.prill 2016
E përgatiti
Prim.Dr.Gani Karamanaga     Â
