Politikë Më shumë

Mehmeti: Vota për partitë qytetare është votë e humbur

Prej tvteuta18:34, 18 Gusht 2020

Lidhja Demokratike në Mal të Zi mund të thuhet pa rezervë se është subjekti amë politik i të gjithë subjekteve të tjera që veprojnë në trevat shqiptare të këtij vendi. Në këto 30 vite ajo e ka humbur ndikimin e dikurshëm por vazhdon të jetë prezente në skenën politike si pjesë e koalicioneve me subjektet e tjera. Edhe në zgjedhjet e 30 gushtit, ky subjekt është pjesë e koalicionit “Bashkë një za” i përbërë edhe nga Partia Demokratike e Socialistëve dhe UDSH, të cilët si synim kanë të arrijnë përfaqësimin në parlamentin e Malit të Zi. Kryetari, Saubih Mehmeti, thotë se koalicioni i tyre ka një program modest por real për realizimin e të cilit premtojnë angazhim maksimal.

Situata me pandeminë e virusit korona do të kushtëzojë aktivitetet politike gjatë fushatës, dhe në këtë subjekt ashtu si edhe në të tjerët do të fokusohen më tepër në kontakte të drejtpëdrejta. Në këtë drejtim, Mehmeti thotë se subjekte të caktuara në pozitë po keqpërdorin pozitat zyrtare për të influencuar votuesin, një praktikë 30 vjeçare që në këo zgjedhje duket se është përkeqsuar edhe më tepër.

Pas shpalljes së zgjedhjeve parlamentare, nga diaspora dhe shteti amë pati disa iniciativa për të unifikuar subjektet shqiptare në një listë. Mehmeti thotë se kjo kryesisht nuk u arrit për shkaqe politike, megjithse nuk mund të përjashtohen as ato personale.

Lidhja Demokratike në Mal të Zi pret që si pjesë e koalicionit ku merr pjesë të arrijë ti sigurojë përfaqësimin në parlament, thotë Mehmeti,  dhe në bashkëpunim me deputetin tjetër shqiptar, të punojnë në arritjen e qëllimeve politike dhe ekonomike të shqiptarëve.

 

  • 1

    Radio