Mehmeti: Viti më i qetë në 10 vjeçarin e fundit

Prej tvteuta15:51, 8 Janar 2020

Gjatë vitit 2019 Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit ka pasur 472 intervenime të ndara në 9 kategori, tha për TV Teuta kryeshefi i këtij shërbimi Saubih Mehmeti, duke shtuar se viti i kaluar ka qenë më i qeti në 10 vjeçarin e fundit. Nga intervenimet më të rëndësishme Mehmeti veçoi intervenimet me 9-10 korrik kur Komuna e Ulqinit u përfshi nga një ciklon i fortë i erës, pastaj më 28 korrik   ndërhyrjet në rastet e përmbytjeve të disa ambienteve, si dhe akcionin e shpëtimit në Shqipëri me rastin e tërmetit të 26 nëntorit. Ky vit poashtu u karakterizua nga trajnimi i kuadrove të këtij shërbmi,  të cilëve iu mundësua që të marrin pjesë në 7 trajnime mbrenda dhe jashtë vendit.Në vitin 2019 ky shërbim u pajis edhe me mjete për ndërhyrje në rast të përmbytjeve.

  • 1

    Radio