Mehmeti: Policia komunale e bëri detyrën, priten të tjerët
Prej tvteuta16:48, 17 Dhjetor 2016
Problemi i vjetër me kafshët e braktisura në zonën e Shtojit ende nuk është zgjidhur. Shefi i policiës komunale Saubih mehmeti, në intervistën për televizionin teuta tha se policia komunale ka qenë gjithmonë në dispozicion në lidhje me këtë çështje, por enede nuk është siguruar transporti dhe kuadrot e duhur për profesionistë për të përcjellur kafshët në ambientin e siguruar në Selitë. Mehmeti thotë se mungesa e stafit të kualifikuar përbën një problem të madh pasi për të kapur kafshët e egra duhet trajnim i veçantë dhe nuk ka as transport të përshtatshëm.
Edhe pse komuna ka shpallur në mënyrë të përsëritur tenderin për individët dhe kompanitë që mund ët jenë të interesuara për këtë projekt, askush deri më tani nuk është lajmëruar.