Politikë Më shumë

Mehmeti: LDnëMZ do të jetë prezente në të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi

Prej tvteuta16:10, 24 Janar 2019

Lidhja Demokratike në Mal të Zi, subjekti i parë politik i shqiptarëve në këto treva, pas gati tre dekadave pëson ndryshimin e parë në krye të saj. Në vend të Mehmet Bardhit, prej tani partia do të kryesohet nga Saubih Mehmeti, i cili mori besimin e antarëve në kuvendin e partisë që u mbajt javën e kaluar. Mehmeti për TV Teuta shprehu falenderimet e tij për besimin që i është dhënë dhe konfirmoi se në periudhën e ardhshme i pret një punë e madhe në përgatitjen e partisë për proceset zgjedhore. Ai njoftoi se LD në MZ do të synojë që përsëri të ketë strukturat e veta në të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi, kurse sa i përket zgjedhjeve lokale në Tuz dhe pjesmarrjes eventuale, Mehmeti tha se për këtë janë duke u bërë biseda por mungesa e kohës mund të kushtëzojë vendimin përfundimtar. Sipas tij, kjo parti zgjedhësve u ofron opsion të qartë dhe të sinqertë politik për çka ka qenë gjithmonë e njohur, kurse bashkëpunimet eventuale do të bëhen me partitë shqiptare mbi bazat e interesave të popullit dhe jo ato personale.

  • 1

    Radio