Mehmeti: Intervenimi i policisë ishte i drejtë. Toka akoma është e regjistruar si e Komunës

Prej tvteuta6 June 2017

Shefi i policisë komunale të Ulqinit Saubih Mehmeti tha për televizionin Teuta se intervenimi i tyre për menjanimin e shtyllave në pronën të cilën qytetari Dushan Hajdukoviq e cilson të tijën, ishte i drejtë pasi ajo ëashtë akoma e regjistruar si pronë e Komunës. Mehmeti tha se ato janë në njohuri se me vendim gjykate kjo tokë i është kthyer Hajdukoviq dhe disa bashpronarëve të tjerë, por derisa të regjistrohet si e tillë në Kadastër ajo mbetet pronë e Komunës. Intervenimi i policisë komunale, tha Mehmeti, ka ardhur pasi një grup qytetarësh janë ankuar se dikush është duke uzurpuar hapsirën publike me vendosjen e shtyllave, me çka ato edhe kanë tentuar të marrin masat e duhura, por janë penguar fizikisht në vendngjarje. Ai njoftoi se me tu krijuar kushtet ligjore policia përsëri do të veprojë në të njëjtën mënyrë, pasi ky është detyrim ligjor i tyre.