Mehmeti: Deri tani janë proceduar 7 taksistë ilegal
Prej tvteuta11 August 2017
Shefi i policisë komunale Saubih Mehmeti, tha për televizionin Teuta se aksioni në luftimin e taksive ilegal në Ulqin ka filluar të japë edhe rezultatet e para. Ai tha se deri tani janë proceduar 7 individë për ushtrimin e këtij aktiviteti të paligjshëm, ndaj të cilëve rëndojnë 25 padi, çka do të thotë se secili është proceduar më shumë se njëherë. Ai shtoi se siguria e policëve komunal shpesh kërcënohet nga sjellje agresive dhe arrogante të taksive ilegal, viktim e të cilës para disa ditëve ishte edhe ai vetë. Sipas Mehmetit, korniza aktuale ligjore parasheh dënime të buta për ato që ushtrojnë këtë aktivitet dhe pa rreptësimin e saj rezultatet gjithmonë do të jenë të pjesshme dhe të përkohëshme.