Politikë Më shumë

Mehmet Zenka-presim rezultate më të mira se në zgjedhjet e kaluara

Prej tvteuta19:23, 12 Dhjetor 2017

Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka, tha se në zhedhjet lokale presin rezultate më të mira se në zgjedhjet e kaluara. Pas disa problemeve me të cilat është ballafaquar kjo parti e që i kanë kushtuar shumë  në planin politik,pas reformave të bëra mbrenda partisë, ato janë optimist se do të kenë rezultate më të mira se në zgjedhjet e kaluara.

Sa i përket daljesnë zgjedhje, Zenka u shpreh se Unioni ka formuar grupin inicues për negociata dhe  obligim moral është që fillimisht të negociohet me partnerët e kooalicionit, pra Forcën e Re Demokratike.

“Ne do të bashkpunojmë me ato parti që dëshirojnë të punojnë për të mirën e qytetit,ashtu siç e kemi dëshmuar këto dy vitet e fundit. Nuk dëshirojmë të bashkëpunojmë me ato parti që janë të gatshme të tregtojnë me çdo kend vetëm e vetëm që të rrijnë në pushtet”, tha Zenka.

  • 1

    Radio