Aktuale Më shumë

Mehmed Zenka: Duam realizimin e punëve konkrete, ska vend për vetëkënaqësi

Prej tvteuta13:11, 5 Mars 2017

Ministri për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, njëherit  edhe lideri I UDSH-së Mehmed Zenka, në një interviste ekskluzive për TV Teuta ka deklaruar se do të jetë këmbëngulës në realizimin e qellimeve të kërkesave të shqiptarëve, duke theksuar se misioni I tij është që rezultatet e punës të jenë konkrete.

Ministri Zenka poashtu tha se ka filluar procedura për ndryshimin e Ligjit mbi përdorimin e simboleve kombëtare dhe veçoi faktin se nga aprovimi I këtij ligji mvaret se a do të jemi ne në nivelin e detyrës.

Intervistën ekskluzive mund ta ndiqni sonte në ora 20.30 në TV Teuta.

 

  • 1

    Radio