Aktuale Më shumë

Medojeviq: Fronti Demokratik nuk do ta përkrah qeverinë e pakicës

Prej tvteuta17:33, 24 Janar 2022

Nuk ka asnjë mundësi teorike që Fronti Demokratik (DF) të mbështesë qeverinë e pakicës, tha kryetari i LPN dhe një nga liderët e FD, Nebojsha Medojeviq. Ai beson se kriza aktuale në Mal të Zi mund të zgjidhet vetëm me zgjedhje dhe se gjithë kësaj duhet t’i paraprijë një marrëveshje mes elitës politike.

Duke komentuar deklaratat e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq se opsionet e qeverive të pakicës dhe teknike për të dalë nga kriza janë në tavolinë dhe se fillimisht duhet të bisedohet me FD, Medojeviq tha se Abazoviq nuk ka pasur asnjë komunikim me drejtuesit e DF-së Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Për momentin, ne jemi për një qeveri teknike e cila do të përgatiste zgjedhjet. Kjo ka kuptim. Unë shtoj një kusht tjetër. Mendoj se para kësaj duhet të biem dakord të gjithë në Mal të Zi që dallimet që kemi, në mënyrë që mes tyre të mos bëhet luftë politike.” tha Medojeviq.

  • 1

    Radio