Mediat të ndihmojnë në përmirsimin e zgjedhjeve
Prej tvteuta09:59, 6 Tetor 2017
Drejtori i Agjencisë për mediat elektronike Abaz Xhafiq me bashkëpunëtorët, është takuar dje me delegacionin e zyrës së OSBE-së për Institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut.
Vëmendje e veçantë gjatë takimit u është kushtuar aktiviteteve të cilat mund të organizohet dhe të realizohen me qëllim të përmirësimit të gjendjes në fushën e rolit të mediave në sigurimin e zgjedhjeve të ndershme. Siç është kumtuar, shefi zyrës për zgjedhje Aleksandar Shlik, ka prezantuar projektin tre vjeçar me titull, “Përkrahja e zgjedhjeve në Ballkanin Perëndimor”, të cilin do ta realizojë OSBE- ODIHR dhe do ta financojë Komisioni evropian dhe Agjencia austriake për zhvillim.
Ky projekt, siç theksohet duhet ofrojë ndihmë organeve përkatëse në realizimin e rekomandimeve të cilat pas zgjedhjeve të kaluara i kanë ofruar misionet vëzhguese të OSBE-së.