Medenica përsëri në krye të Gjykatës Supreme
Prej tvteuta15:12, 16 Korrik 2019
Kryetarja e deritanishme e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica, është zgjedhur për një mandat të tretë në krye të këtij institucioni, megjithë zërat se kjo nuk është në përputhje me Kushtetutën e vendit. Duke iu drejtuar Këshillit Gjygjësor që e zgjodhi unanimisht, Medenica numëroi arritjet e saj në mandatin e kaluar dhe premtoi se do të kusurohet edhe me disa gjykatës që akoma nuk janë në nivelin që e kërkon profesioni. Medenica ishte kandidatja e vetme për këtë funksion.