Aktuale Më shumë

Medenica: Jam në qendër të hakmarrjes politike

Prej tvteuta14:58, 7 Shtator 2023

Ish-kryetarja e Gjykatës Supreme, Vesna Medenica, në seancën gjyqësore të mbajtur sot ka mohuar akuzat se është pjesë e një organizate kriminale gjashtëmbëdhjetë anëtarësh të udhëhequr nga djali i saj Millosh Medenica.
Më tej ajo ka shtuar se ndodhet në qendër të hakmarrjes nga “elita e re politike”. Medenica deklaroi se ishte gati të vdiste për djalin e saj, por jo të ulet në bankën e të akuzuarve.

“Faji im i vetëm është se kam qenë kryetar i Gjykatës së Lartë dhe askush jashtë gjykatës nuk ka guxuar të ma përmendë asnjë rast të vetëm sepse do t’i kisha nxjerrë sytë”, tha Medenica.

Ajo gjithashtu njoftoi se procedurat kundër saj ishin në fakt “një rezultat i dorëzuar në Evropë”.

Millosh Medenica sot në gjykim tha se ka përdorur lëndë narkotike, por nuk i ka shpërndarë dhe se nuk është kriminel.

Ai tha gjithashtu se nëna e tij nuk kishte asnjë lidhje me atë që ai bënte.

Pas gjykimit, avokati i tyre Zdravko Begoviq tha se Vesna dhe Millosh Medenica sot e kanë mohuar plotësisht fajin.

Begoviq thotë se Medenica në mbrojtjen e saj pretendoi se ishte viktimë e hakmarrjes politike dhe se do të bëjë gjithçka për të vërtetuar se nuk është fajtore dhe se nuk i përket një organizate kriminale.

Kolegji i Gjykatës së Lartë në Podgoricë hodhi poshtë propozimet e avokatëve të së akuzuarëve për t’i ndërprerë paraburgimin Millosh Medenicës, Vojin Perunoviqit dhe Marko Vuciniqit.

  • 1

    Radio