Aktuale Më shumë

Medalja e tretë e artë për Marte Olsbu Roeiseland

Prej tvteuta16:17, 14 Shkurt 2022

Marte Olsbu Roeiseland e ka fituar medaljen e tretë të artë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Pekin.

Norvegjezja tani ka katër medalje gjithsej. Të dielën triumfoi në garën 10 kilometra në biathlon.

Ajo e filloi garën e para për shkak të përparësisë që kishte si fituese në garën e sprintit. Ishte e saktë 19 herë nga 20 tentime në qitje. Pavarësisht erërave të forta dhe borës së madhe, Roeiseland ishte e fokusuar dhe mjaftueshëm e saktë për ta marrë vendin e parë. E mbylli garën për 34 minuta e 46.9 sekonda.

Elvira Oeberg e Suedisë, e cila ishte e dyta dhe e fitoi të argjendtën me 1 minutë e 36.5 sekonda vonesë.

E treta në finish arriti Tiril Echkhoff e Norvegjisë me 1 minutë e 48.7 sekonda vonesë në krahasim me anëtaren tjetër të skuadrës që u stolis me të artën.

  • 1

    Radio