Aktuale Më shumë

Me votat e DPS-së votohet mosbesimi i qeverisë. Fronti demokratik lëshon sallën

Prej tvteuta20:57, 4 Shkurt 2022

Pas shume diskutimesh dhe akuzave të ashpra ndaj qeverisë aktuale me në krye kryeministrin Zdravko Krivokapiq, sonte deputetët e Kuvendit të Malit te Zi, pas një seance maratonike, votuan për shkarkimin e qeverisë  me  43 vota pro, me 11 vota kundër dhe pa abstenime.

Me këtë mocion krijohen kushtet për formimin e qeverisë pakicë, e cila do të sjellë edhe pushtetin e ri në Mal të Zi.

Pro shkarkimit te qeverisë votuan deputetët e partive dhe koalicioneve: DPS, URA dhe Civis, SDP, SD dhe Partitë e pakicave

Para fillimit të procesit të votimit, deputetët e Frontit Demokratik së bashku me deputetët e SNP-së lëshuan sallën. Deputetët nga radhët e Demokratëve ishin kundër.

  • 1

    Radio