Sociale Më shumë

Më shumë bursa për studentët nga Mali i Zi

Prej tvteuta16:09, 18 Nëntor 2017

Numri i bursave për studentët nga Mali i Zi që dëshirojnë të studiojnë në Turqi do të rriten, ndërsa Ministria e Arsimit do të përcaktojë fushat në të cilat bursat do të jepen në përputhje me nevojat e sistemit të arsimit dhe tregut të punës. Kjo u arrit në takimin e djeshëm të Ministrit të Arsimit Damir Shehoviq me Ministrin e Arsimit Kombëtar të Turqisë Ismet Jilmaz në Ankara.

Takimi u zhvillua në kuadrin e një vizite dy-ditore të delegacionit të Qeverisë së Malit të Zi në Republikën e Turqisë. Në takimin e dy ministrave u shpreh kënaqësi për bashkëpunimin aktual në fushën e arsimit, me dëshirën për ta intensifikuar atë. U ra dakord që të organizohet shkëmbimi i përvojave në fushën e arsimit të dyfishtë dhe lihet e hapur edhe mundësia që studentët tanë nga fusha të caktuara të kryejnë praktikën tek punëdhënësit në Turqi. Gjegjësisht, Mali i Zi këtë vit, pas gati një dekade, rifilloi sistemin e mësimit dhe praktikës në punëdhënësit me renome të vendit, ndërsa ky lloj i arsimit Turqi po realizohet për një kohë të gjatë.

  • 1

    Radio