Kulturë Më shumë

Me shfaqjen e filmit dokumentar “Ana e Malit, shtëpia e përbashkët”, u hap manifestimi “Pranvera në Anë të Malit”

Prej tvteuta12:55, 15 Qershor 2019

Në ambientet e kompleksit Lamiga, mbrëmë u bë promovimi i filmit dokumentar “Ana e Malit, shtëpi e përbashkët”, e autorit dr. Haxhi Shabani. Me shfaqjen e këtij filmi u hap edhe manifestimi tradicional “Pranvera në Anë të Malit”. Autori i filmit, dr. Haxhi Shabani, tha se ideja për këtë film lindi kohë më parë kurse qëllimi ishte që publikut ti përçohej mesazhi se në këtë zonë, e cila po ashtu vuan nga emigracioni në rritje, jetesa është e mundur dhe se duhet ti jepet një mundësi qëndrimit në vendlindje. Ai u shpreh i kënaqur me përkrahjen që ka pasur në realizimin e filmit, sidomos nga afaristët e qytetit, të cilët i falenderoi për kontrbutin e dhënë. Regjisor i filmit ishte Arbër Gjoni, kurse në të aktrojnë edhe aktorët tashmë të njohur në Ulqin, si Simon Shkreli Bashkim Alaj, Edina Mustafiq etj.

  • 1

    Radio