Sociale Më shumë

ME PETICION DHE SHETITJE DO TË TËRHEQIN VËMENDJEN NDAJ PROBLEMEVE TË TYRE

Prej tvteuta23:20, 4 Prill 2019

Shoqata e pronarëve të restoranteve nga Ada Buna ka nisur një peticion për mbledhjen e nënshkrimeve të cilat ata synojnë të ju  përcjellin institucioneve  kompetente, kryesisht për  Ndërmarrjes Publike “Të Mirat detare” Predrag Jelushiqit , për shkak të rritjes së fundit të çmimeve të qirasë në atë pjesë të bregut. Valentina Bogojeviq, kryetarja e shoqatës , tha se askush nga “Të Mirat detare” dhe  nga Komuna  nuk I ka kontaktuar dhe kërkuar një takim, dhe për shkak të një sjelljeje të tillë, ata janë të detyruar të luftojnë për të drejtat e tyre.

“Ne kemi mbledhur tashmë qindra nënshkrime  , dhe peticioni gjer më tani po shkon mire”,” tha Bogojeviq.

  Për të premten, më 5 prill, është paraljmëruar  një shëtitje në formë  proteste nga ora 10:00, kur pronarët e restoranteve  dhe qytetarët  do të mblidhen para zyrës së “Të Mirave Detare “ në qendër të qytetit.Organizatorët  i ftojnë të gjithë qytetarët që të bashkohen me ta në luftën kundër inponimeve ,siç kumtojnë ata, e pengojnë ekzistencën e tyre.

  • 1

    Radio