Më në fund. Fillon projekti i sanimit të infrastrukturës në Kalanë e Ulqinit
Prej tvteuta10:29, 15 Shkurt 2020
Projekti i sanimit të infrastrukturës në Kalanë e Ulqinit më në fund do të fillojë të realizohet, pesë vite pasi deputeti Genci Nimanbegu me kolegët Nik Gjeloshaj dhe Andrija Popoviq, e kandiduan atë projekt me amendament për buxhetin e vitit 2015. E gjithë procedura u tejzgjat pasi në prokurimet publike të shpallura më herët për punimin e projektit nuk pati të interesuar, kurse zgjatje të mëtejshme krijoi edhe ligji i ri për planifikim hapsinor. Deputeti Nimanbegu në faqen e tij në Facebook, njoftoi se realizimi i projektit veç ka filluar dhe se për kryerjen e punimeve janë menjanuar të gjitha pengesat burokratike. Me këtë projekt, përveç kalldrëmimit të rrugëve, parashikohet edhe sanimi i rrjetit të ujësjellësit, linjave elektrike dhe të internetit, si dhe ndriçimi publik.