Me nderime te larta percillet Bilbili i kenges shqipe, Nexhmije Pagarusha
Prej tvteuta23:16, 9 Shkurt 2020
Bilbili I kenges shqipe, Nexhmije Pagarusha u varros sot ne vendlindjen e saj ne Pagarushe, sipas deshires qe ajo e kishte kerrkuar.
Per nder te jetes dhe vepres se saj ne Teatrin Kombetare te Kosoves ishte i vendosur arkivoli I te ndjeres, prane te cilit ishin anetaret e Ansamblit “Besa”, kurse hapesira ishte e mbushur me lule te cilat I kane sjelle shume miq, familjare, dashamires te artit dhe figura te shquara shqiptare qe erdhen per ti dhene lamtumiren e fundit te madhes Nexhmije Pagarusha. Ne Teatrin Kombetare eshte mbajtur edhe mbledhje komemorative, kurse kortezhi me arkivolin e saj u percjell drejt shtepise se fundit nga mijera qytetare te Kosoves nga Teatri, neper sheshet kryesore te Prishtines, dhe me pas drejte Pagarushes, ku eshte varrosur me nje ceremoni familjare, sipas amanetit te saj.
Per ndere te bilbilit te kenges shqipe, Nexhmije Pagarushes, ne Republiken e Kosoves dita e varrimit te saj, 9 shkurti eshte shpallur dite zie shteterore.
Nexhmije Pagarusha, nderroi jete te premten me 7 shkurt 2020, ne Prishtine, ne moshen 86 vjecare.