Aktuale Më shumë

Me datë 15 janar, në muzeun e Ulqinit ekspozita “SPEKTER”

Prej tvteuta18:35, 14 Janar 2022

Ditën e shtunë, me datën 15 janar, në muzeun e Ulqinit do të mbahet ekspozita “SPEKTER”.

Për të na folur më shumë rreth kësaj ekspozite,  sot në emisionin e mëngjesit ‘Dite e Re’ ishte e ftuar artistja nga Tuzi,Monika Dukaj.

Artistja u shpreh në emision se kjo ekspozitë është ekspozita e dyte personale që organizon, ku ekspozitën e parë, për të gjithë artdashësit e Shkodrës, e organizoi ne galerinë ‘Oda’ në Shkodër.

Më tej, ajo tregon se ku konsistojnë punimet e saj dhe cilat janë të veçantat e ekspozitës.

’’ Kjo ekspozitë ka shumë elemente nga përditshmëria e një artisti apo një njeriu te zakonshëm, me ngjyra, me dritëhije dhe është një ekspozitë ku më shumë paraqitet ngjyra e verdhë, e cila paraqet një dritë, një energji, një emocion që mund ta shohim ngrohtësinë, sepse jashtë është pandemia e cila është e ftoftë dhe e egër dhe mundohemi ta mposhtim’’, theksoi Dukaj.

Përsa i përket të ardhmes ajo shton se planet janë të shumta dhe se do të mundohet të punojë në mënyrë konstante që të sjellë punime të reja  dhe të arrijë të organizojë edhe ekspozita tjera. Për më tepër, ajo shpreh dëshirë për organizimin e ekspozitës së rradhës në vendlindjen e saj, në Tuz.

‘’Koha i përcakton disa gjëra por disa nga gjërat i përcaktojmë edhe ne, kështu që mbas kësaj ekspozite, ekspozita e rradhës kam dëshirë që të jetë në Tuz, përfundoi Dukaj.

 

  • 1

    Radio