Kulturë Më shumë

ME ÇASTE FESTIVE E DHURATA NË SHF “DACAJ” TË ROZHAJËS KA PËRFUNDUAR GJYSMËVJETORI I PARË

Prej tvteuta22:25, 27 Dhjetor 2019


Sot në këtë shkollë ishte ditë gëzimi dhe hareje, si për nxënësit ashtu  për prindërit dhe mësimdhënësit. Në këtë ditë të veçantë në prag të Vitit të Ri, kur nxënësit  shpërblehen nga ana e mësimdhënësve kujdestar për  të arrituart në mësim me” Raporte” të suksesit të treguar gjatë perudhës së dytë të klasifikimit. Për fëmijët e kësaj shkolle ishte ditë gëzimi dhe hareje e përcjellur me dhurata, dëshmi e tyre ishte buzëqeshja me e bukur duke filluar nga më të vegjlit, parashkollarët, deri të ata të klasave të nënta. Drejtori i shkollës z. Haxhi Lajçi në emrin e tij personal, në emër të kolektivit dhe të nxënësve ka falederuar për dhuratat  përfaqësuesit e kompanisë “ELKOS” Zoje Gashi dhe Fatmir Daci, të cilët pa hezitim kanë realizuar kërkesën e drejtorit për përkrahje. Atyre ju ka uruar festën e Vitit të Ri 2020 me porosin se ky bashkëpunim do të jetë shtytje për punën dhe suksesin e dyanshëm në të ardhmen. Edhe nxënësit të përgatitur nga mësimdhënësit, ekipit  për aktivitet e lira, kanë kënduar, recituar e përformuar kërcime dhe valle para mysafirëve, mësimdhënësve dhe bashkëmoshatarëve program  për Vitin e Ri duke kaluar momente vertetë të gëzueshme dhe emocionuese .Në fund drejtori i shkollës fillore atyre ju ka shpërndarë dhuratat duke ju uruar shëndet, lumturri familjare të gjitha të mirat në vitin që po vjen, vitin 2020.

  • 1

    Radio